Klubi dhe futbollisti ndodhen sërish në mardhënie pune, pas aventurës tejet pozitive në edicionet 2016-2018. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet ‘kuqebardhëve’ dhe anësorit të krahut të djathtë është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Thaqi rikthehet në klub pas përvojave tejet të suksesshme te klubi i Prishtinës dhe Ballkanit duke fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar, derisa qëndroi edhe për një kohë jo shumë të gjatë te gjiganti rumun CFR Cluj.
31 vjeçari ishte gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës në disa grumbullime, teksa ka debutuar edhe në ndeshje zyrtare.
Pas kompletimit të dokumentacionit, Thaqi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa do ketë drejtë loje qysh nga ndeshja e ardhshme ndaj FC Feronikeli ’74.
Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese në rikthimin te ‘shtëpia’ e vjetër.