E filluar së punuari në muajin Korrik të vitit të kaluar si projekt komunal në të cilin investohen mjetet nga buxheti i komunës së Vitisë, më në fund pas angazhimit me seriozitet të pune kryerësit, Kompanisë “Euro.comerc” fusha ndihmëse e Vllaznisë në Pozharan është duke marrë formën përfundimtare.
Se është kështu tregojnë edhe këto foto që bëmë ne sot gjatë vizitës me që rast pamë nga afër punët që janë duke bërë punëtorët profesionist për vendosjen e barit sintetik.
Kjo punë që po bëhet me një angazhim shumë të madhe ka gëzuar drejtuesit e Vllaznisë , por edhe numrin e madh të simpatizuesve të këtij klubi të cilët tani e tutje do të përcjellin dhe anojnë për klubin e tyre të zemrës, ngase të thuash rreth 4 vjet ata ishin të privuar ta bëjnë këtë në mungesë të stadiumit për të përcjell ndeshjet e klubit të zemrës.
Vlen të theksohet se krahas kësaj fushe ndihmëse ,janë duke u zhvilluar punët përfundimtare edhe në Stadiumin e qytezës ku parashihet vendosja e barit sintetik edhe ndërtimi i tribunave për rreth 2 mijë shikues. Aziz Zuka