Futboll

Sërish shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë.

Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).

Për datën e re të zhvillimit të këtij  tifozët do të njoftohen me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave.

You Might Also Like