Në Maratonën e Gjilanit që u mbajt fundjavën që shkoi pati edhe një garë të veçantë për nxënës, gara e vrapimit në 2 kilometra për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe të larta e në të cilat vendi i parë për shkollat e mesme të ulëta i takoi nxënësit të Shkollës së Mesme të Ultë ,,Sadulla Brestovci”, Shefik Miftari.
Ky atlet i ri, por me një të ardhme të ndritur, përpos që ngadhënjeu në kategorinë e tij, doli i dyti edhe në garë me nxënësit e shkollave të mesme të larta, por edhe në mesin e atletëve të klubeve të atletikës nga Kosova dhe Shqipëria.
Siç thekson Afrim Selimi, kryetar i Pedagogëve të Sportit Shkollor në Gjilan, zbulimi i talentëve është punë dhe detyrë e secilit mësimdhënës të Edukatës Fizike dhe Sportit.
Ndryshe, Shefik Miftari, atlet i ri, thekson se punon shumë dhe se e pëlqen shumë “mbretëreshën e sporteve” – atletikën. Ai thotë se ishte i përgatitur shumë për garën që e lamë pas dhe se i gëzohet suksesit të arritur dhe gjithashtu shprehet se do të vazhdojë të punojë e ushtrojë edhe në të ardhmen, me të vetmin qëllim që të arrijë rezultate sa më të mira./kryelajmi.com/.