Shoqata e enigmatëve Ndre Mjeda shpall konkursin tradicional në përpilimi të FJALEKRYQIT me korrespondencë, në kuadër të “ Takime enigmatike të zgjidhësve dhe sajuesve të gjëzave
Gjilan 26 tetor 2024”
Fjalëkryq
Përpilojeni një fjalëkryq në figurën e dhënë.
Fjalëkryqi NUK duhet të përshkruhet, por duhet të jepen burime për termat më pak të njohur. Çdo shkronjë sjell një numër të caktuar pikëve . Renditja do të përcaktohet duke mbledhur pikët e të gjitha shkronjave të futura. Çdo fjalëkryq do të marrë pikë shtesë bazuar në cilësinë enigmatike të fjalëkryqit (nga 1 në 15). Vlerësimi i shkronjave: 1 – pikë : A, E, I, O, R, T; 2- pikë : K, L, N, P, S, V; 3- pikë : Ë, B, C, Ҫ, D, DH, J, M, U; 4- pikë : Q, , F, G, GJ, H, Z; 5- pikë : XH ,TH , LL, NJ, SH, Y, X, ZH. Fjalëkryqi do të vlerësohet, në qoftë se plotëson të gjitha standardet e zakonshme të përpilimit kurse të gjitha fjalët, termat e përdorur duhet të plotësojnë rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore. Shkurtesat me tre ose më shumë shkronja nuk lejohen.
Propozicionet:
1. Të drejtë për përpilim të fjalëkryqit nuk ka kufizime .
2. Sajimet , punimet nënshkruhen me emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit.
3. Punimet krijohen, sajohen në gjuhën shqipe .
4. Punimet e publikuara më parë do të eliminohen përpara se të vlerësohen.
5. Punimet dërgohen në e-mailin e mëposhtëm : [email protected]
6. Afati i fundit për dërgimin e punimeve: 20.09.2024. deri në ora 24 .
7. Vlerësimi do të bëhet nga një juri e përzgjedhur nga SHE “NDRE MJEDA”. ÇMIMET: fituesi do të marrë një trofe dhe një çmim në të holla .
Disa fjalëkryqe me cilësi të lartë do të shpërblehen me çmime të tjera speciale.