Futboll

Shtyhet ndeshja Gjilani – Drita, zhvillohet të enjten

Sport Club “Gjilani” njofton opinionin e gjerë dhe tifozët se ndeshja e javës së 15-të në BKT Superligë, ndaj rivalit lokal FC Drita, e paraparë për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhet për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Të gjitha informacionet e kaluara të publikuara në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale mbesin në fuqi edhe për ditën e ndeshjes.
Ndeshja ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita do të zhvillohet të enjten (25/11/2021) me fillim nga ora 13:00.

You Might Also Like