ARSIMI

Studentët e kolegjit UBT vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Gjilan, 23 nëntor 2018 – Prokuroria Themelore në Gjilan, u vizitua nga studentët e Kolegjit ‘’UBT’’, në Gjilan.

Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi dhe njoftimi i studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda –  Agron Uka, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me rolin dhe funksionimin e prokurorit të shtetit në procedurën penale.

Gjithashtu, u prezantuan të arriturat e prokurorisë falë bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e tjera të drejtësisë, si dhe aspektet të cilat ndërlidhen me luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, respektivisht veprat penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përveç tjerash, studentët shprehën interesim në lidhje me strategjitë e trajtimit të lëndëve, ligjet që rregullojnë sistemin prokurorial dhe kërkuan që të punohet më shumë në drejtimin e krijimit të hapësirave për praktikë në këtë institucion.

You Might Also Like