LAJME

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët e Fakultetit të Edkimit në oborrin e Universitetit kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli së bashku me profesorët tjerë , kanë parë nga afër punimet e ekspozitës, ku njëherësh kanë përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për ditën e tyre.

Ekspozitën e kanë vizituar edhe disa fëmijë të Institucioneve Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të vitit të IV-të, Moduli Kushtetues, lënda Filozofia e së Drejtës, nënë udhëheqjen e profesorit Flamur Hyseni, para stafit akademik e administrativ dhe familjarëve , kanë prezantuar projektin hulumtues me temën: “Të drejtat e fëmijëve, sfidat në njohjen dhe respektimin e tyre”

You Might Also Like