Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Syart Rrahmanit në pozitën e drejtorit gjeneral.
Rrahmani emërohet shef ekzekutiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhmentit të biznesit, teksa ka qenë i afruar me klubin edhe kohë më parë.
Përveç pozitës zyrtare në klub, Rrahmani do jetë gjithashtu edhe përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës.
Ngritja e klubit në nivelet më të larta organizative dhe sportive janë pikësynimi i përbashkët dhe qëllimi për t’u arritur.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Syart Rrahmanit në objektivat e përbashkëta të cilat i ka klubit.