Në vazhdën e takimeve për thellim bashkëpunimi me organizata dhe institucione tjera, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Imri Demelezi.
Përmes shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira, me të pati diskutime të frytshme për projekte të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore, ashtu që në komunën e Gjilanit ky sektor të fuqizohet ende më shumë.
Pas takimit, ta vizituan Qumështoren “KABI”, e cila është kompani prodhuese e produkteve të bulmetit si dhe pikë grumbulluese e qumështit të fermerëve të Gjilanit. Për punën e palodhshme dhe nevojat e fermerëve, u njoftuan gjatë vizitës në fermën “Mendi” në fshatin Velekincë, pronari i të cilës mbarështon 17 gjedhe dhe punon tokën me rreth 30 hektarë drithëra.
“Ne do të vazhdojmë me projekte të reja në sektorin e bujqësisë, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për fermerë dhe biznese që zhvillojnë këtë veprimtari”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.