Gjilan, 21 korrik 2017 – Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit njofton qytetarët se pas vendimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksionimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, ditën e shtunë nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.
Në vendim udhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në therrtore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autoriazuar nga AUV.