EDITORIAL
Enver D.HALILI
TI NUK KE NUMËRUAR DITËT KOT ,
TI U KE DHËNË KUPTIM !
( Dedikuar lojtarit më të mirë të Periudhës së Sakrificës Futbollistike z.Adnan ALIUT, i “KF Gjilani”)
Sukseset gjithnjë ishin, janë, e do të jenë, për ata që janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e sakrificës, punës e disciplinës.
Njëri nga ta është futbollisti fantastik, pa artikulim e ngjyrë zëri deri sa ishte nē fushēn e blertē, të rrallë janë këta dijamanta futbollistik, por edhe jo vështirë për ti vërejtur në fushë !
Këtë fakt më së miri e spjegojnë trajnerat e futbollit që kanë kalibër të futbollistit të tillë në fushë siç ishte Adnani !
Deri sa e përshkruaj këtë tregim për kētē shtyllē e kolos tē kohēs nē fushē, i them Adnanit mos tē vjen turp nga ky tregim për ty , se të duket se ka pompozitet , por jo ti je tregim në vete, që i inspiron gjeneratat e reja o mik !
Futbolli është lojë e detajeve, e ti gjithnjë ishe para detajeve në fushë, sepse aq bukur kontrolloje lojën sa nuk i lashe rast të ndodhin detajet !
I lindur më 25 shtator 1969 në Gjilan.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Në vitin 1985 e fillove karrierën futbollistike në klubin e qytetit tënd Gjilan , e në Klubin atëherë C.Zvezda, klub me renome futbollistik në hapësirat e shtetit artificial YU !
Për gjashtë muaj pasi kalove grupmoshat Pionerë e Kadetē, më 1986 transferohet te klubi rival KF “Drita”, ku kalitet si futbollistik njomak, dhe kthehet tek klubi amë, dhe luajti standard deri nē vitin 1991, kohën kur filloi Pavarësimi i Futbollit Kosovës!
Kur shpirti luftarak është i madh , cikërrimat gjithnjë janë lumturi.
Ky ishte Adnan Aliu, futbollistë me plot kuptimin e fjalës, e njeri fisnik në shoqëri.
Disciplina është të punoni atë çka urreni, dhe e punoni me aq dashuri të madhe sa harroni deri sa punoni ( stërvitni)
Nga viti 1992 luhet nëpër stadiumet improvizuese .
Po këtë vit Adnani ftohet në Reprezentacionin e Republikës Kosovës, si futbollistë i vetëm nga Grupi i Ferizajit dhe Anamoravës, ndeshja u zhvillua në qytetin e Maqedonisë Veriore nē Tetovë kundër KF “Shkëndija”, kjo ndeshje u zhvillua në vitin 1993, pastaj edhe në ndeshje kundēr Kombëtarës Shqiprisë ndeshje miqësore në Tiranë.
Vitin 1995 Adnani me ish bashkëlojtarët e tij themeloi KF “ Gjilani 95” Gjilani i sotēm
Adnan Aliu ishte pjesë e këtij klubi deri në vitin 2001.
Gjatë këtyre viteve Adnani kishte plot oferta transferimi nė klube tjera siç ishin; KF “Albepetroll” KF “ Shkëndija” KF “ Mērgimi”, KF” Bashkimi “ i Kumanovēs, etj, por Adnani si themelues klubi , mbeti po ai nē klub si themelues !
Adnani ishte siç e ceka më lartë futbollistë shtyllë kyç i skuadrēs , edhe ashtu luante, njē dirigjent i mbrojtjės njē udhēheqēs si kapiten i skuadrēs , i pajisur me shumë vytyte cilësore , në duele sjrire ishte i pakomprimisë, edhe pse nuk ishte aq i gjatē me trup, por me njē shtytje futbollistike e zbukuronte lojën futbollit.
Adnanin e karakterizonte edhe disciplina e lartë sportive e loja fair-play.
Dhe kështu në moshën 33 vjeçare ndahet nga klubi qē e dashti aq shumë , njerëzit që ishin aty nuk e vlerēsuan sa e meritonte, i luajti edhe 10 ndeshje nē KF Kika “ nga Hogoshti, dhe i tha lamtumirē lojēs aktive, ku i vari këpucët në gozhdë, si simbol kohe e rinie!
Jeta është e tillë ashtu siç ne e shohim botën o Adnan, e dëshira për të luajtur nuk shuhet kurrë, prandaj suksese në Garat e Veteranëve, ku je rinuar më duket, e bashkëlojtarët ta kanë lakmi haa !
Jeton dhe vepron nē qytetin e lindjës në Gjilan.