Teatër

Tri teatro realizojnë një shfaqje të përbashkët

Në teatrin e Gjilanit kanë filluar provat e para me një kooproduksion mes tri teatrove, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatri i Gjilanit. “Fausti”, një shfaqje nga Fadil Hysaj, bazuar në “Faustin” e Gëtes e të Marlosë, do të jetë premiera e radhës, e cila edhe do të hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, në janar të vitit 2023, për të vazhduar me reprizat e saj në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Shkup e Tiranë.

You Might Also Like