Kamenicë

U mbajt konferenca në kuadër të projektit “Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realzimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit ” Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”.

Qytetarët e komunitetit Rom gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara kanë shpreh shqetësimet,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza,punëtoria,debate dhe trajnimeve janë :Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe,Rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale,Zgjidhja e problemeve sociale, Caktimi i zyrtarit komunal në zyrën për komunitete nga komuniteti Rom,Rritja e bashkëpunimi me komunat tjera ku jeton komuniteti rom,Ndarja e bursave për shkollim dhe studime, Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor,Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, Regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil,Organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë,Shfrytëzimi i palestrës sportive,Përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit,

Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të komunitetit Rom “Luludi”, rritja e bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare nga niveli Qendror dhe ai Komunal më qëllim të realizimit të rekomandimeve dhe kërkesave të komunitetit,Organizimi i takimeve dhe dëgjimeve publike në lokalitetet ku jetojnë komuniteti Rom me qëllim të rritjes së investimeve kapitale ne këto zona ku jeton komuniteti rom.

Gjatë implementimit të projektit Dardanapress ka përgatitur dhe transmetuar tre video spote promocionale në gjuhën rome që kryesisht këto video spote kane pas për qëllim promovimin e të drejtave të komunitetit rom në Komunën e Kamenicës.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do te ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Kryeministrit për Çështje te Komuniteteve, për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetar të komunitetit rom,zyrtar nga zyra për komunitete,zyrtar nga zyra e kryetarit të komunës,zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun,zyrtarë të drejtorive komunale,organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”.

You Might Also Like