Pas mbi 40 vite në shëndetësi, këtë të martë është pensionuar doktoresha Salije Sllamniku, mjeke e punës, shkruan kryelajmi.com
Kolegia e saj, Arbenita Hajdari ka shkruar se ishin në ditëlindjen dhe pensionimin e doktoreshës Salije Sllamniku, e cila dha kontribut si Mjeke e Punës për rreth 40 vite në shëndetësinë e komunës tonë dhe gjithë Anamoravës.
“Ne patëm fatin të punojm me të në Qendrën e Mjekësisë Familjare ,,28 Nëntori” dhe të marrim eksperienca të ndryshme prej saj! Ne i dëshirojmë shëndet e lumturi me familje edhe për vitet në vijim”, ka thënë Hadari.
E bija e saj, Monika Sllamniku ka shkruar:
Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ti – që ke ditur gjithmonë të na dhuroje vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.
Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne.
Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar!