
Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji ( tregime), organizoi një bashkëbisedim me krijues e artdashës.
Kritikë e lexues thanë fjalën e tyre për vlerat e këtij libri , i cili gjithsesi pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.
Ishte ky një përurim pak më ndryshe i librit si dhe autorit, ndërsa u paralajmërua shumë shpejtë edhe botimi i librit të ri nga ku autor. /2LONLINE/