Gjilan

U përurua renovimi i xhamisë së fshatit Bresalc të Gjilanit

Në mënyrë solemne me praninë, përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, përfaqësuesve të qeverisjes lokale e shumë besimtarëve, u bë përurimi i renovimit të xhamisë së fshatit Bresalc në Gjilan .
Fjalën hyrëse e mbajti imami i kësaj xhamie, Ahmet ef, Ymer. Me këtë rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë përurim, si dhe luti Zotin që t’i shpërblejë xhematin dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar që kjo xhami të ketë këtë pamje.
Në emër të Myftiut të Republikës së Kosovës, Agim Ef. Hyseni sekretar i KBI, në emër të BIK-ut, këtë tubim e përshëndeti në cilësinë e anëtari të kryesisë së BIK-ut, i cili përcolli mesazhet e Myftiut Tërnava për banorët në lidhje me këtë përurim.
Kryetari i KBI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, tha se kujdesi ndaj xhamive është ndër veprat shumë të mira dhe të dashura te Zoti xh.sh dhe ata që ndërtojnë një xhami, Allahu do i shpërblej. Ai apeloi te xhemati që të jenë aktivë edhe në shërbim të objekteve të tjera, që do të mundësoj që jeta fetare të avancohet dhe të krijojmë kushte sa më përshtatshme për kryerjen e ibadeteve.
Këtë manifestim e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Gjilanit z, Alban Hyseni, i cili uroi komunitetin për këtë xhami kaq të bukur dhe uroi që të gjithë kontribut dhënësit në renovimin e kësaj xhamie Zoti t’i shpërblejë.
Kryeimami i KBI të Gjilanit dhe anëtari i kuvendit të BIK-ut Ijaz ef Mustafa mbajti hytben e Xhumasë dhe faljen e namazit të Xhumasë.

You Might Also Like