Libri

U promovua libri “Plani i madh – Deep State” i autorit Arianit Sllamniku

Këtë të hënë është promovuar libri “Plani i madh – Deep State” i Arianit Sllamnikut, një libër krejt ndryshe me një tematikë interesante dhe libër i rrallë ndër ne, shkruan kryelajmi.com.

Autori i librit, Arianit Sllamniku, ka thënë se kjo është një ditë e madhe për të dhe se ky libër i tij është i veçantë, ngase në të ka mëtuar të shpjegojë shumë gjëra të cilat qytetarëve nuk u ishin shpjeguar më herët, as në shkolla e as në shoqëri si p.sh. askush nuk ua kishte shpjeguar më herët si lëviz paraja. Ai tha se ky libër mund të quhet konspirativ, por ai është dekonspirativ, ngase në të ka citime shkencore.

Sipas Sllamnikut, ky libër ishte nisur me idenë që të ngritën pyetje e të gjenden përgjigje, të cilat ai ka kuptuar një element shtesë. Sipas Sllamnikut në këtë botë nuk ka asgjë të paprekshme, të gjitha çështjet mund të diskutohen e në këtë libër është prekur edhe e paprekshmja.

Për këtë libër ka folur edhe dr. Ekrem Hajredinaj, nga Belgjika, që tha se Arianit Sllamniku është njeri që lexon shumë, është i sinqertë, i formuar e me temperament të fortë dhe i sigurt në atë që e thotë.

Ish-deputeti Eman Rrahmani, ka thënë se me qasjen e Arianit Sllamnikut pajtohen kundër sulmit në mirëqenien e njeriut, por edhe të përfitimeve të mëdha në fatkeqësitë e njerëzve, andaj sipas tij është mirë që njerëzit merren me hulumtime të tilla, ngase ata që luftojnë të keqen do të fitojnë.

Për këtë libër kanë folur edhe Muhamet Musaj, ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe folës të tjerë, të cilët e kanë çmuar lart librin Plani i madh – Deep State” të Arianit Sllamnikut. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like