Gjilan

U varrosën personat që u aksidentuan dy ditë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan


Familjarë, miq dhe një numër i madh qytetarësh ishin të pranishëm në varrezat e fshatit Ponesh të Gjilanit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre pjesëtarëve të familjes Shala, njofton Klan Kosova.

Në aksidentin ku ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadës Turke në Kosovë, mbetën të vdekur katër persona.

Shkaktari i aksidentit nuk dihet ende ndërkaq që dyshimet e para të prokurorisë janë se ai u shkaktuar nga shoferi i automjetiti i cili mbeti  i vdekur.

 

Ndërkaq, familjarët e viktimave po fajësojnë eskortën e ambasadës turke, të cilët sipas tyre në momentin kritik ishin më shumë se 180 kilometër në orë.

You Might Also Like