Viti

Vdiq dhe u varros me nderime Idriz /Sabri/ Zuka  njëri ndër elektricistet e parë në komunën e Vitisë

Mbrëmë në orët e vona  ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare Idriz /Sabri/ Zuka nga Pozharani dhe sot me nderime është varrosur në varrezat e Pozharanit. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë  i rrethuar nga familjarët.

Idriz Zuka ishte njëri nga elektricistët e parë në komunën e Vitisë dhe si i tillë me disa punëtorë më të rinj kishte marrë pjesë në elektrifikimin e shtëpive dhe objekteve të tjera në Pozharan si edhe në disa fshatra të tjera të kësaj komune në vitet e 50-ta kur kishte nis elektrifikimi.

Sipas fjalëve të anëtarëve të afërm të familjes Idrizi zanatin e elektricistit e kishte kryer në Çaçak një qytet në ish Jugosllavi por gjithnjë e kishte perfeksionuar edhe në kurse të ndryshme që kishte ndjekur edhe në Mitrovicë, ku kishte nis punën si elektricist .

Është interesant të përmendet edhe fakti se ai herë herë në mungesë të transportit për të shkuar në Mitrovicë dhe për tu kthyer në shtëpi kishte shkuar edhe me Bicikletë. Idrizi ishte elektricisti i parë në Pozharan e pas tij elektricist ishin aftësuar edhe Hajriz Ramiqi, Osman Halabaku dhe Zejnullah Alidema të gjithë këta tashmë të ndjerë.

Idriz  S .Zuka, krahas punës që bënte si elektricist ai ka dhënë kontribut edhe në çështjen kombëtare dhe patriotike  duke qene edhe anëtarë i organizatës patriotike të veprimtarit dhe atdhetarit mr. Halil Alidemes.

Ai ishte njëri nga anëtarët e grupit që në vitin 1968 ngritën Flamurin kombëtar  me rastin e shënimit të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit  kombëtarë. Ishte njëri i qetë , i shoqërueshëm dhe u ka mbetur në zemër të gjithë atyre të cilët kanë kontaktuar me të. i qoftë i lehtë dheu i Kosovës  . Dritë pas shpirti i tij në parajsë. Aziz Zuka

You Might Also Like