OPINION

Vëllëzërit Fazli, Kadri dhe Selajdin Abdullahu një histori në vete

 

Shkruan: Nijazi Musmurati

VËLLËZËRIT ABDULLAHU

Kush do të mendonte se një ditë do të u takonim përseri dhe do rrinim dhe pinim kafe sëbashku!

Vëllëzërit Fazli Abdullahu, Kadri Abdullahu dhe Selajdin Abdullahu – një histori në veti.

tre vëllëzërit: Fazliu, Kadriu dhe Selajdini që nga rinia e tyre janë veprimtarë që punuan dhe vepruan shumë për çështjen e atdheut.

Me vëllëzërit Abdullahu më lidhin shumë gjëra që nga rinia e hershme. Ishim dhe jemi mëtepër se shokë dhe miqë.

Ka shumë të shkruhet dhe të flitet për këta tre vëllëzër. Përveq që ishin vëllëzër ishin dhe shokë të pandarë (për çdo lakmi).

– FAZLIU – Vëllau i madhë ishte në mesin e organizatorëve dhe pjesëmarrës në demonstratat e zhvilluara të vitit 1968. Në vitin 1976 u dënua me 6 vjet burg të rëndë. Gjatë luftës 1999 u kindnapua sëbashku me vëllaun Selajdinin nga ushtria serbe dhe forcat paramilitare. Deri me të përfunduar të luftës askush nuk dinte se a gjindet i gjallë apo i vdekur. Fati deshti dhe kishte shpëtuar sëbashku me vëllaun Selajdinin.

– KADRIU – Vëllau i dytë ishte arratisur në perëndim në Zvicër. Në Zvicër punoi pa pushuar në organizimin dhe zhvillimin e demonstratave kundër masave shtypëse ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, duke kërkuar Kosova Republikë dhe lirimin e të burgosurve politik. U mor rregullisht me veprimtari atdhetare duke organizuar demonstrata në Zvicër dhe në shtete tjera të perëndimit si dhe duke dërguar material propagandues në Kosovë si: libra të ndryshëm, revista, fletushka përmes prindit të tij Hasimit tani i ndjerë.

Prindi i tij HASIM ABDULLAHU rregullisht barte materiale të ndryshme propagandistike kundër regjimit titist Jugosllav dhe serbosllav pa bër zë dhe kurrë pa u lavdruar nga Zvicra në Kosovë.

Axha Hasim është histori në veti.

– SELAJDINI – vëllau më i vogël pas demonstratave të vitit 1981 u dënua me disa vite burg të rëndë që i mbajti në burgjet serbe. Punoi në treshe me shokë si veprimtar në dobi të çështjes atdhetare. Gjatë luftës u kindnapua sëbashku me Fazliun vëllaun e madhë nga ushtria serbe dhe paramilitarët serbë.

Vetëm fati ka dashtë që sot të jenë të gjallë.

Për këtë familje atdhetare dhe të urtë ka shumë për të shkruar dhe folur.

You Might Also Like