Qytetarët e katër komunave, si Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë e Shtërpcë do t’i bashkohen vendimit të Qeverisë për ndalimin e qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Ky vendim u mor sot nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”, thuhet ne njoftimin e Qeverisë.
E para një jave, qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve në po të njëjtin orar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri.
Qytetarët, do të lejohen të dalin në këtë orar vetëm në raste urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten,
Gjithashtu, qytetarët do të lejohen të dalin në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare, në rast të vdekjes së anëtarit të familjes, në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa.