Teatër

Vështrim mbi shfaqjen “Stiffler” të Teatrit Integra-Prushtinë

Shkruan: Shemsi Doda

Nata e dytë “Talia e Flakës 2025″

Teatri Integra-Prishtinë

STIFFLER

Teksti :Doruntina Basha

Regjia:Kushtrim Koliqi

Luajnë:Rebeka Qena Adrian Morina Armend Smajli

Një vajzë e keqpërdorur e nga i dashuri familja shoqëria e abuzuar seksualisht dhe materialisht dhe therur për vdekje endet duke kërkuar ndihmë mjekësore e morale në familje e institucione, por kot e kjo e bën atë një “stiffer” të Doruntina Bashës, si pasqyrë të kohës që jetojmë.

“Kokëforta” që shpesh i referohet karaktereve që janë të vendosur në pikëpamjet dhe bindjet e tyre, pavarësisht nga rrethanat ose argumentet që u paraqiten. Këto karaktere zakonisht janë dishepuj të fuqishëm të ideve të veta dhe nuk i përkasin lehtësisht presionit të jashtëm.

Regjisori Kushtrim Koliqi na parqet vajzën e abuzuar e kokëfortë si të palëkundur dhe të vendosur. Pavarësisht nga zhvillimet e ngjarjes, ajo qëndron besnike ndaj parimeve, bile edhe idealeve të saje, dhe kjo e bën atë interesantë për audiencën.

Këta karaktere krijojnë konflikte interesante brenda tregimit. Kjo mund të jetë për shkak të përballjes së tyre me karaktere të tjera që kanë pikëpamje të ndryshme, e përfaqësojnë shkallët institucionale shtetërore duke çuar në tension dramatik.

Shpeshherë, karakteret e tilla simbolizojnë ide ose grupe të caktuara që refuzojnë ndryshimin.

Shfaqja ka mesazh të qartë edukativ e veëtdijësues për shoqërinë dhe audiencën.

Rolet : Të tipizuara me aktrim e lojë impozante me detaje diksion e mizanskenë të detajuar pavarësisht se luajnë një mori personazhesh të gjitha janë perfektë.

Skenografia: Minimale, por me shumë rekuizita.

Kostumet: Në funksion të tipizimit të profesioneve dhe personazheve.

Muzika&Dritat :Në funksion e ndihmë shfaqjes.

Shfaqja ishte kamertale me publik të kufizuar që e duartrokiti me ovacione trupën e aktorëve.

You Might Also Like