Hapja e zyrës së re të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Bashkë me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapëm dyert e qendrës së re në Gjilan.
Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme dhe fushata zgjedhore, si dhe vend orientimi e pikë informimi për secilin qytetar që është i interesuar t’i bashkohet organizatës politike më të madhe në vend.
Alban Hyseni