Vitia shënoi 14 Qershorin Ditën e Çlirimit
Me një seancë solemne të Kuvendit Komunal, kanë nisur sot aktivitetet për shënimin e 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë. Në këtë seancë, ku ishin të pranishëm këshilltarë e përfaqësues të institucioneve komunale e politike, përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, institucione fetare dhe qytetarë të tjerë.
Në këtë seancë një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi poshtu kanë folur edhe zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe nga OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami.
Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë e këtij vendi, të cilën e gëzojmë ne sot.
Për nder të 14 Qershorit -Ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, në sheshin e qytetit pritet të mbahet po ashtu sot festivali për fëmijë “Hana”, si dhe një koncert festiv për të rritur, me të cilin edhe u përmbyllën aktivitetet për nderë të kësaj dite.Aziz Zuka