Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Inspekcion e kësaj komune edhe gjatë këtij viti ka vazhduar me aksionet e lirimit të hapësirave publike nga uzurpatoret. Me këtë rast sot në qytetin e Vitisë, më saktësisht në afërsi të objektit të quajtur “Banesat e Verdha” është bërë largimi i një barake e cila është shfrytëzuar për qëllime komerciale. Gjithashtu është bërë lirimi i hapësirave publike nga kjo pjesë në drejtim të tregut të gjelbër në Viti. Kurse ky aksion do të vazhdoj edhe në disa lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas lirimit të disa hapësirave publike në qytetin e Vitisë, tha se kjo komunë është e përkushtuar të liroj hapësira publike me qëllim që të krijohen kushte për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe që hapësirat publike të jenë në shfrytëzim të gjithë qytetarëve dhe jo të individëve.
Haliti tha se është detyrim i kësaj komune të liroj ato por falënderoj edhe qytetarët të cilët po kanë mirëkuptim dhe pas kërkesave të bërë nga Komuna po lirojnë hapësirat publike. Ai tha se kjo komunë ka projekte dhe plane konkrete për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
E Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, ka thwnw se pos lirimit të hapësirave pranë objektit të quajtur “ Banesat e Verdha” do të vazhdohet me lirimin e hapësirave publike në afërsi të shkollës së
mesme në Viti për të vazhduar në Fshatin e Ri, Kabash si dhe disa lokalitete të tjera.
“Fatkeqësisht kemi shumë hapësira publike të uzurpuara por mendojmë se ne në këtë mandat në dallim prej qeverive të tjera kemi bërë një punë të madhe për lirimin e hapësirave publike”, u shpreh Ahmeti. Drejtori Ahmeti ju bëri thirrje qytetarëve të mos uzurpojnë pronën publike sepse komuna do të vazhdoj me lirimin e saj.Aziz Zuka