Futboll

Vllaznia humb edhe një ndeshje, rrezikon mbetjen në Ligën e Parë – Grupi B

Në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi B këtë të shtunë janë zhvilluar tri ndeshje, ajo ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vllaznisë së Pozharanit, Vushtrrisë e 2 Korrikut si dhe Ramiz Sadikut e Ulpinës.

Fushë Kosova ka ndalur pikët e plota në shtëpi pasi ka mposhtur Vllazninë e Pozhoranit me rezultat 2-0 edhe atë falë dy golave nga Rilind Haziraj.

Ramiz Sadiku barazoi 1-1 me Ulpianën, derisa baras përfundoi edhe dueli mes Vushtrrisë dhe 2 Korrikut 1-1.

Me humbjen e radhës, Vllaznia e Pozharanit edhe më tej  mbetet në pozitën e fundit dhe rrezikon rënien nga Liga e Parë – Grupi – B. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like