Vllaznia e Pozharanit ka dëshmuar se seriozisht e ka inkuadrimin në rang më të lartë të garave. Këtë të shtunë, ekipi gjelbër e kuq nga Pozharani është përballur me kryesuesin Flamurtari i Prishtinës, i cili kishte epërsinë e terrenit vendas, mirëpo djelmoshat që drejtohen nga Sallah Sherifi, ashtu siq ishin zotuar para ndeshjes kanë dhënë maksimumin dhe ia kanë dalë që të nxjerrin një pikë të vlefshme, e cila i mbanë në garë për inkuadrim në rang më të lartë të garave.