Futboll

Vllaznia po përgatitet

Anëtari i ri i Superligës së Kosovës në futboll, Vllaznia e Pozharanit, po përgatitet për kampionatin e ri, që për ta është historik. Nën udhëheqjen e kryetrajnerit Sallah Sherifi, klubi verdh e kuq nga Pozharani ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore. Në KF Vllaznia kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’a kompletojnë ekipin edhe me lojtarë të tjerë, kurse në stërvitje janë paraqitur shumica e lojtarëve.

Në faqen e klubit në facebook thuhet se shihet harmoni nga të gjithë, si nga lojtarët që siguruan superligën, po ashtu edhe nga ata që erdhën në ekip. Ata mezi po presin që të fillojë kampionati. Edhe të huajt që kanë ardhur në ekip, kurse edhe kryesia po i kryen detyrat e veta dhe tashmë ka arritur marrëveshje me Kompaninë Sportive “Dafaron”, e cila do të përkujdeset për të gjitha veshjet e sportive  të lojtarëve.

 

 

You Might Also Like