Futboll

Vllaznia siguron barazhin

Me fitoren e thellë 3:0 në ballafaqim me KEK-un, Vllaznia e Pozharanit e ka siguruar lojën e barazhit, e cila mundëson inkuadrim në rang më të lartë të garave.

Në duelin e kësaj të mërkure, Vllaznia ia ka dalë të jap një lojë të pëlqyeshme. Kështu, në fillim për ekipin e Vllaznisë ka shënuar Premtim Muja, kurse goli i dytë është arritur nëpërmjet Shaban Sulimanit, derisa rezultatin përfundimtar e ka vulosur Lirian Ferati.

Me këtë fitore Vllaznia i ka arritur 51 pikë me 15 fitore, 6 barazime e 7 humbje, me një goldallim 42 me 21.

You Might Also Like