Futboll

Xherdan Shaqiri shënon dhe asiston në barazimin e Zvicrës me Bjellorusinë

Switzerland's midfielder Xherdan Shaqiri during the UEFA Euro 2024 qualifying group I soccer match between Kosovo and Switzerland at the stadium Fadil Vokrri, in Pristina, Kosovo, Saturday, September 9, 2023. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Xherdan Shaqiri ka shënuar dhe ka barazuar në barazimin e Zvicrës me Bjellorusinë, në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër, ndërkohë që Granit Xhaka, që ishte kapiten i Zvicrës ka asistuar në golin e tretë të Zvicrës. Për Zvicrën është paraqitur edhe një shqiptar, Andi Zeqiri, por pa ia dalë që të shënojë.

Zvicra ka ardhur në epërsi me rezultat 1:0 me një gol të bukur të shënuar nga Xherdan Shaqiri në pjesëlojën e parë, por në dukje një fitore e lehtë për Zvicrën është shndërruar në humbje, ngase bjellorusët në pjesëlojën e dytë kanë shënuar tri herë. Kur u duk se kjo do të ishte një humbje turpëruese e Zvicrës pas asistimit të Xherdan Shaqirit, Akanji në minutën 89 e ka ngushtuar rezultatin në 2:3 e pas një minute, pas asistimit të Granit Xhakës, Amdouni ka qëlluar topin me kokë që u përplas në tërthorëse e më pas iu kthye sërish dhe e futi në rrjetë. Në kohën shtesë, Zvicra ka mundur t’a fitojë krejt ndeshjen, por gjuajtjen e Shaqirit nga largësia mbrojtja e Bjellorusisë e nxori nga vija e portës./kryelajmi.com/.

Zvicra në këtë grup mbetet e para me 15 pikë nga shtatë ndeshje, e dyta është Romania me 13 pikë, Izraeli ka 11 pikë, por ka gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka 7 pikë nga shtatë ndeshje, Bjellorusia 6 pikë nga tetë ndeshje dhe Andora 1 pikë nga shtatë ndeshje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like