Sopranoja Ylberinë Abdyli është shpallur artistja më e mirë e muzikës klasike në Gjilan në Gala Mbrëmjen me më të mirët për vitin 2024, që e ka organizuar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte.
Pas marrjes së këtij çmimi, Ylberinë Abdyli ka deklaruar:
“Jam mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme që më jep qyteti im dhe njerëzit artdashës të Gjilanit. Faleminderit shumë Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Kulturës dhe Komisioni vlerësues!“ /kryelajmi.com/.