Te ndryshme

Ymeri i tronditur me vdekjen e nxënëses Vlera Halili nga Llabjani

Ka ndërruar jetë në moshë të re nxënësja Vlera Halili nga Llabjani, shkruan Radio Star.

Këtë lajm e ka bërë të ditur nënkryetari i Llabjanit, Bajrush Ymeri, duke i dërguar telegram ngushëllimi familjes Halili.

Një lajm i trishtë sot na tronditi të gjithëve. Paska ndërruar jetë nxënësja e klasës së IX-të e sh.f.m.u.,,Asdreni” në Llabjan Vlera Halili.
Familja e Hasim Halilit, arsimtarët e shkollës, shokët dhe shoqet e klasës dhe gjithë ne jemi të pikëlluar. Të pikëlluar në veçanti shumë kur dëgjon nga arsimtarët e saj fjalë kaq të mira për Vlerën, se ka qenë nxënëse shembull për të mirë.
E nderuara familje Halili, e di që sot e keni shumë vështirë, por në momentet kur ju mund dhimbja dhe mërzia e madhe, të jeni krenar që keni pas një vajzë të tillë siq ishte Vlera.
Vlerën zoti në xhenet, e familjes ngushëllimet më të sinqerta dhe Zoti ju ndihmoftë me përballuar këtë dhimbje të madhe.

You Might Also Like