Futboll

Zekiria Ramadani nuk pati shumë mundësi për përzgjedhje në formacion

Zekiria Ramadani, kryetrajner i Gjilanit pas barazimit të ekipit të tij me Llapin, ka thënë në bazë të tërë asaj që pa në fushë mund të jetë i kënaqur.

“Kemi kontingjent të vogël të lojtarëve e ndeshja shumë të shpeshta, por nuk mund të ankohem, ngase ka edhe ekipe të tjera që po kanë lojëra të shpeshta. Patëm dy lojtarë të sëmurë pas drekës. Në fund jam shumë i kënaqur me këtë pikë. I uroj futbollistët për angazhimin, dy herë ishim në avantazh, por nuk arritëm të ruajmë rezultatin. Luajtëm mirë. Patëm raste të shtojmë rezultatin, por në fund rezultati ishte i barabartë”, tha Zekiria Ramadani, sipas të cilit ai ka biseduar pas ndeshjes me Genc Nuzën për rastin e penaltisë dhe ka marrë përgjigje se kontakt pati, por se Nuza nuk i referon penaltitë e tilla./kryelajmi.com/.

You Might Also Like