Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim, zv.ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Shemsi Syla, i shoqëruar edhe nga Hajriz Sejdiu ekspert i sigurisë dhe me bashkëpunëtor, me që rast kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, e me theks të veçantë për situatat emergjente.
Gjithashtu u bisedua edhe për mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe ofrimin e mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit dhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.
Ndërsa zv. kryetari Aliu, shprehi gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes në të gjitha format për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, si dhe drejtorë të drejtorive komunale e sektorit për siguri dhe emergjencë. Aziz Zuka