Klubi i Hendbollit Zhegra ka pësuar në fushë të vet në ballfaqim me Trepçën nga Mitovica. Xehetarët ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe që në pjesën e parë ata siguruan një epërsi prej pesë pikësh, të cilën e mbyllën me rezultat 10:15.
Zhegra luajti më mirë në pjesëlojën e dytë, por lojtarët që drejtohen nga kryetrajneri Agim Shkodra vetëm mundën të zbusin rezultatin, i cili në fund të ndeshjes ishte 26:29 në të mirë të mysafirëve.