Viti

Zjarrfikësit vitias pasurohën edhe me një automjet për zjarrfikëje dhuratë nga Zvicranët

Njësiti për Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti ka pranuar dje nga Zvicra një automjet për Zjarrëfikje. Në kuadër të këtij donacioni zjarrfikësit zviceran, Rolf Hefti, Bruno Bauen dhe Bashkim Bislimi kanë dhuruar edhe rroba dhe pajisje të punës për zjarrfikësit e komunave Gjilan e Ferizaj.

“Falënderojmë miqtë tanë nga Prattelini i Zvicrës të cilët për here të tretë po sjellin donacioni për Shërimin e Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Viti. Unë i kam vizituar ata personalisht edhe në Zvicër dhe e kam pare aty një punë profesionale të tyre si në organizimin e mbrojtjes civile por edhe të njësisë së zjarrfikësve dhe ata nuk janë o vetëm një model për neve por edhe për të gjithë shtetet të BE-së për organizim të tillë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se të gjithë donacionet që ju janë dhanë Njësisë të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, nuk do të jenë vetëm në shërbim të qytetarëve vitias por edhe të komunave për rreth pasi që në rast nevojë njësitë e zjarrfikësve ndihmojnë komunat partnere.

Kurse ky donacion është mundësuar falë përkushtimit të Zjarrfikësve Zviceran, Rolf Hefti, Bruno Bauen, Bashkim Bislimi si dhe kompanisë SI Group.

E kryetari komunes Haliti në shenjë falenderimi për këtë donacion u ka ndarë tre zjarrfikësve zvicrran Mirënjohje.Aziz Zuka

You Might Also Like