OPINION

12 vite nga largimi  i dhunshëm i Lapidarit  të UÇPMB-ës në Preshevë

Shkruan: Refik HASANI
Sot, para  12 viteve,  është largur në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.
Lapidari tani as pas 12 vitev  nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e të gjithë Ushtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.
Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar  dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse tani  po kalojn mbi tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit   më 1 e 2 mars të vitit  1992.
Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi  si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare.
Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni  më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.
Preshevë, 20 janar 2025

You Might Also Like