Futboll

Kapiteni legjendar i Gjilanit përshëndetet nga futbolli aktiv

Alban Hyseni, futbollist dhe kapiten shumëvjeçar i KF Gjilani përfundimisht do të braktis futbollin. Ndeshja lamtumirëse e tij do të jetë pikërisht ballafaqimi me rivalin lokal FC Drita, derbi të cilin Hyseni e kishte luajtur dhjeta herë.

Qendërmbrojtësi i njohur gjilanas do të vazhdojë punën si trajnerë në KF Gjilani, kurse ai është njëkohësisht edhe mësimdhënës i Kulturës Fizike.

Ja postimi i plotë i KF Gjilani

Faleminderit dhe lamtumirë kapiten!

E shtuna do të jetë më e veçantë se zakonisht, jo vetëm për faktin se luan skuadra jonë e zemrës dhe përballë do e kemi rivalin e përbetuar për herë të fundit.

Edhe kapiteni ynë legjendar Alban Hyseni i jep fund karrierës së gjatë futbollistike. Ne të jemi falënderues pafundësisht për mundin, sakrificën, dashurinë, krenarinë, besnikërinë dhe shumë virtyte të cilat na i dhurove gjatë gjithë këtyre viteve.

Po të themi lamtumirë sepse nuk do të shohim më në tapetin e blertë, por ne do të shihemi gjithsesi drejt triumfeve të mëdha që po e presin klubin tonë.

Faleminderit edhe njëherë Grande Capi!

You Might Also Like