Futboll

Alban Nevzati, një trajner modern e përpsektiv në ardhje e sipër

Klubi futbollistik  Drita  i grupmoshave U-15 nën drejtimin e trajnerit Alban Nevzati edhe këtë sezon po shkëlqen në Ligën Rajonale të Gjilanit. Tashmë është shpallur kampion vjeshtor me plot meritë. Gjatë 8 ndeshjeve sa janë zhvilluar deri më tash,  Drita U15 ka të gjitha fitore dhe  pikë maksimale, gjithsej 24 pikë, me 55 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pranuar.

Disiplina e rreptë, përkushtimi, angazhimi, koncentrimi,  serioizitetti, vizioni, dëshira dhe profesionalizmi janë karakteristikat e rëndomta  të trajnerit Nevzati, i cili i këkron me ngulm tek lojtarët e tij, si në stërvitje ashtu edhe në lojë.

“Ata që nuk i plotësojnë këto tipare dhe nuk i respektojnë nuk mund të jenë në formacionin bazë”, thotë prerazi trajneri Nevzati. Ai këkron që loja e ekipit të tij,  të jetë me një displinë të shtuar, duke aplikuar rëndom ato që ushtrohen dhe përvetësohen gjatë senacave stërvitore.

Ndonëse paksa modest, trajneri Nevzati aplikon stilin e lojës së futbollit total, ku loja niset nga portieri dhe i pa kompromisë me  ata lojtarë që i thejnë rregullat e sitemit të lojës, përvec nëse ndonjë lojtar ka nevojë apo ka  ndonjë qëllim të caktuar për ta mabjtur topin më shumë sec duhet. Për më tepër Nevzati, kërkon lojën me top të parë, me aksione të rrjedhshme,  të sajuara e ndërtuar mirë  dhe me një finalizim perfekt e të saktë.

Ky është stinori i dytë që bërë  kampon me këtë grupmoshë, teksa edhe dy vite të mëhershme ka qenë kampion me grupmosdhat U13. Vërtetë një trajner i dëshmuar për këto kategori, një trajner modern e përspektiv në ardhje e sipër me formim  të mirë, shkollim superior  dhe mbase njohës i mirë i lojës së futbollit.

Asnjëherë nuk kënaqet me atë që kanë përformuar, po vazhdimisht kërkon edhe më tepër, meqë sic thotë ai, pjesa dërrmuese e lojtarëve kanë potencial të madh, prandaj duhet kërkuar maksimumin e tyre në fushë.

Nuk fsheh simptinë që ka për ekipin e tij të zemrës,  Arsenalin dhe ish trajneri Arsenie Wenger, teksa gjatë kohës së lirë rregullisht hulumton sisteme të lojës moderne dhe të avansuara, duke kombinuar  me  potencialin aktual që ka në ekip.

Ndryshe nga 22 lojtarë që janë grumbulluar në Regjionin e Gjilanit, 8 lojtarë janë të skuadrës së teknikut Nevzati, ndërkaq njëri prej tyre Harun Jusufi është edhe kapiten e Reprezentacionit të Kosopvës U-15.

You Might Also Like