Gjilan

Ambasadori Jozsef Bencze sheh shumë mundësi ku mund të bashkëpunojnë Hungaria e Gjilani

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Jozsef Bencze, ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është mirëpritur nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili në këtë takim të përzemërt ka theksuar se ishte një takim i frytshëm, ku është njoftuar për projektet e komunës së Gjilanit mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha portet e jetës, në ekonomi, kulturë, sport e në projekte të tjera.

Ambasadori Bencze ka theksuar se Ambasada e Hungarisë do t’i vizitojë qytetet e Kosovës dhe Gjilani përfaqëson mundësi të mirë për bashkëpunim, ky qytet ka një plan të shkëlqyer për të ardhmen dhe kompanitë hungareze do të kenë interes për bashkëpunim me bizneset e Gjilanit, por gjithashtu bashkëpunim edhe në kulturë, sport.

Ai tha se sot kanë vizituar Kompaninë “RC Cola”, e cila është tejet moderne dhe ka shpresuar në bashkëpunimin e mëtejmë. Ai ka qenë pjesë edhe një takimi me bizneset e Gjilanit dhe ka shtuar se në histori kanë pasur bashkëpunim, që nga Skënderbeu, Janosh Huniadi e mbretëresha Xheraldina./kryelajmi.com/.

You Might Also Like