Kosova u21 barazoi 2:2 me Bullgarinë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ishte barazimi i dytë rresht për Kosovën U21, që ka edhe një fitore e dy disfata.
Martin Sorakov shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e tetë për bullgarët fillimisht.
Martin Petkov për bullgarët realizoi tjetër gol për epërsinë e mysafirëve. Ai shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kosova u21 e drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani nuk u dorëzua, dhe baraozi shifrat sërish me Tahirin. Në minutën e 59-të, sulmuesi i Dritës nuk gaboi nga afërsia pas asistimit të Florian Hoxhës.
Në Grupin D, Kosova U21 tani ka pesë pikë në po aq ndeshje të luajtura. Bullgaria U21 është në vendin e tretë me një pikë më shumë.
Ndeshjen e radhës, Kosova U21 e zhvillon më 21 nëntor nga ora 13:00. Edhe ai ballafaqim do të luhet në stadiumin e Llapit në Podujevë.