KRONIKË E ZEZË

Arrestohen persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Gjilan, 20 maj 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë javës që lamë pas kanë punuar intenzivisht në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykata.

Në kuadër të këtyre detyrave SP Viti vetëm javën e fundit kanë realizuar 12 urdhëresa penale të lëshuara nga gjykata themelore.

Personat e dënuar kanë bere pagesën ose janë dërguar ne vuajtje te dënimit me burg, varësisht nga dënimet që kanë pas në bazë të urdhëresave gjyqësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like