Gjilan, 20 tetor 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 19.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin A.M. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) viteve për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.