Banorët e brezit kufitarë insistojnë që në takimet ndërkombëtare të zënë vend edhe problemet që kanë ata e që kanë të bëjnë me kufirin. Kështu, banorët e Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, sipas kryetarit të kësaj Bashkësie Lokale, Selver Lenjanit, i janë drejtuar krerëve shtetërorë me një letër të hapur, duke kërkuar që edhe kërkesat e tyre të zënë vend ngase që nga viti 2001 kanë problem me kufirin, ngase Serbia vazhdon të insistojë në pjese të territorit që i përkësin kësaj ane. Lenjani thotë se banorët kërkojnë që në tavolinën e bisedimeve në Ohër të shtrohet edhe kjo çështje sa nuk është bërë vonë dhe se për këtë duhet bindur edhe zyrtarët e Bashkësisë Evropiane.