Boksierit 23 vjeqar nga Gjilani, Leotrim Rexhepit, i cili do të bokson me 12 nëntor në boksin profesionist, sot me shumë dëshirë ju kanë bashkangjitur për sponzorizim fabrika e ujit “DEA” dhe kompania “SB KAZAZI Construction” Pronari Denis Bey Kazazi i kompanisë “SB KAZAZI CONSTRUCTION”, ka theksuar se vazhdimisht do të mbështesim të gjithë ata njerz që na bëjnë krenarë. “Eshtë nder e respekt ta mbështetësh një profesionist të boksit i cili po na bën krenar, jo vetëm qytetin tonë por shtetin e Kosovës. Ne do të jemi vazhdimisht përkrahës për të gjithë ata që kanë vlera dhe na përfaqësojnë në mënyra të ndryshme duke na bërë krenar”. Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë të ujit “DEA”, Feim Shala thekson se duhet ti përkrahim talentet e këtij vendi. “Leotrimi është një talent i madh në mes litarve të ringut, është kënaqësi ta mbështetësh një talent siq është boksieri ynë. Ne vetëm i dëshirojmë suksese dhe karierë të pasur në sportin e boksit”. Boksieri Leotrim Rexhepi ka falenderuar këto dy kompani prestigjioze në vend. “Do të jap më të mirën që mundem në ringë për ti bërë krenar këto dy kompani, të cilat i falenderoj nga zemra, pa ndihmën e tyre paraqitjet e mia do të vinin në pikëpytje dhe jam shumë krenar që këta njerz të vullnetit të mire mu kanë bashkangjitur”. Meqi i Leotrim Rexhepit zhvillohet në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan me 12 nëntor në ora 17:00.