Klubi kampion ka arritur marrëveshje me kompaninë serioze dhe me renome në Gjilan “KIMI”, e cila do të kujdeset që ta mbështesë KV Drita gjatë edicionit 2023/24.
Poashtu Cafe & cake house “Kimi” do të jetë sponsor i eventit të BVA Kupës Ballkanike, e cila do të mbahet nga 19-21 shtator 2023, në Gjilan.
Gjatë kësaj gare, VIP Lounge do të menaxhohet nga “KIMI”.
Ky partneritet i bën bashkë dy kampionët, njëri në parket, e tjetri në biznes, për të mirën e sportit gjilanas, respektivisht volejbollit.
KV Drita i shpreh mirënjohje cafe & cake house “Kimi” për bashkimin e forcave në një mision të përbashkët, për të mirën e Gjilanit dhe sportit të këtij vendi.