Drita i pati të gjitha parakushtet për të shënuar fitore, pati topin në pronësi, pati sulme të parreshtura, pati edhe një penalti, por atë po e mundon sindromi i mosshënimit të golave.
Lojtarët e saj u vërejt që e deshën fitore dhe u angazhuan shumë për t’a arritur atë, por përkundër dominimit të plotë fitorja mungon edhe më tej, seri e cila nuk besohet se i ka ndodhur ndonjëherë në historikun e saj.
Në pjesëlojën e parë Drita pati dy rase shumë të mira, po aq sa patën edhe mysafirët, por portierët e të dyja ekipeve këtë të diele ishin figurat më të ndritura në fushë.
Rastin më të mirë nga loja Drita e pati në minutën 57, kur Kuka për pak gjuajti jashtë porte. Në minutën 63, Alban Rexhepi shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi e Bardhi i mysafirëve luajti me dorë, gjë e cila ishte sinjal për për gjyqtarin Isufi që të tregoj në pikën e bardhë. Kuka dha goditjen më të rëndë në futboll, duke gjuajtur në anën e djathtë dhe pikërisht aty u hodh portieri Rexhepi që shpëtoi gol të sigurt.
Të gjitha përpjekjet e Dritës deri në fund shkuan huq, andaj ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë 0:0.
Drita – Ferizaj 0:0
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 700. Gjyqtarë: Isufi, Abrashi, Qehaja, Baliu. Kartoni i verdhë: Latifi – Thaçi, Bardhi.
Drita: Latifi, Kuka, Fortunato, Hashani, Haliti, Kryeziu, Dragusha, Tosuni (Osmani), Mavriqi (Aliu), Rexhepi (Byqmeti), Berisha. Trajner: Amir Alagiq.
Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Bardhi, Tërshana, Idrizi, Thaçi, Selmani, Shabani (Halimi), Kuka (Bushi), Sadriu (Troni), Salihu.