Gjilan

Disa shkolla të Gjilanit pajisen me inventarë

Disa shkolla të Gjilanit janë pajisur me innventarë shkollorë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, e cila shkruar se që nga sot kanë nisur furnizimin me inventar në shkollat tona.

“Banka, karrige e tabela të reja do ta bëjnë punën më të lehtë për mësimdhënësit dhe për nxënësit.

E nisëm me Shkollën Fillore “Abaz Ajeti”, duke vazhduar tutje me shkollat tjera të cilat kanë nevojë për kushte më të mira infrastrukturore.

Për kushte më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies!”, ka shkruar ajo.

You Might Also Like