Futboll

Do të shtyhet ndeshja Gjilani – Ballkani

Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për ta shtyrë ndeshjen ndaj Gjilanit.

FC Ballkani ka bërë kërkesë që të shtyhet ndeshja për shkak të udhëtimit të gjatë që e ka skuadra suharekase për përballjen ndaj Astanës në Kazakistan, raporton Gazeta Enigma.

Takimi mes Astana dhe Ballkanit do të zhvillohet më 9 nëntor, atje ku një fitore do të kishte vlerë të madhe për të drejtuarit e Ilir Dajës.

Para asaj ndeshjes, Ballkani do të përballet me Dritën, nesër me fillim nga ora 13:00.

You Might Also Like